PS, Luan Rama: “PD po përgatit incidente në qendrat e votimit” – (27 Shtator 2000)


PS, Luan Rama: “PD po përgatit incidente në qendrat e votimit” – (27 Shtator 2000)

15:16 27/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

“Partia Demokratike, po përgatit incidente në qendrat e votimit për datën 1 Tetor”. Këtë deklaratë ka bërë sot sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS Luan Rama. Sipas Ramës, nëpërmjet fondacionit Audelo dhe institutit shqiptar për zhvillimin e zgjedhjeve, si vëzhgues të pavarur në qendrat e votimeve, po atashohen militantë të PD, ish-deputetë e ish-qeveritarë.

Sekretari Rama ka ilustruar si shembull se si vëzhgues të pavarur janë regjistruar, si ish-ministri Kosovrasti, pjesëtarë të familjes Luzha-Hajdari, si dhe këshilltarë të pushtetit lokal të PD, në Vlorë, Fier e Tiranë. Kjo tregon se PD, do të tentojë të krijojë tensione në datën 1 Tetor në qendrat e votuesve. Për këtë PS, i ka kërkuar KQZ, të tregohet i kujdesshëm në miratimin e emrave të vëzhguesve./tvklan.al






Të ngjashme