Kosova dhe Serbia me ambasadë në Jerusalem, reagon BE
“Asnjë vend i BE nuk e ka hedhur një hap të tillë”
Bashkimi Europian ka reaguar sot për vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të hapur ambasadat e tyre në Jerusalem pas marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Zëdhënësi i BE, Peter Stano tha se i takon çdo vendi të vendosë për ambasadat e tij, por asnjë vend i Bashkimit Europian nuk ka ambasadë në Jerusalem dhe kjo është në të njëjtën vijë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se Kosova dhe Serbia që kanë prioritet integrimin në BE edhe BE pret që të dyja të veprojnë sipas këtij përkushtimi. Stano tha se pezullimi gati 2-vjeçar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishte faji i BE-së, por i vetë aktorëve.
Tv Klan