KKRT për pasqyrimin e fushatës elektorale – (28 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, u është drejtuar sot të gjithë operatorëve radioteleviziv, publike dhe private, që të jenë sa më transparent në pasqyrimin e fushatës elektorale. Ky këshill duke ndjekur nga afër paraqitjen e kësaj fushate kërkon korrektësi në zbatimin e ligjit. Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, më ndihmën e OSBE-së, ka bërë të mundur monitorimin e fushatës zgjedhore, për të krijuar paanshmëri në procesin zgjedhor./tvklan.al