Rriten kapacitetet spitalore për trajtimin e Covid-19
Bashkimi Europian dhuron 20 respiratorë dhe 10 mijë teste
Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqipërisë 20 respiratorë për trajtimin e pacientëve që janë të infektuar me Covid-19 dhe që ndodhen në terapi intensive.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha se pjesë e ndihmës janë edhe 10 mijë testime të shpejta, ndërsa javën e ardhshme do të vijnë edhe 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm.
Përveç 500 shtretërve që janë pjesë e kapaciteteve të Shqipërisë për trajtimin e pacientëve me Covid në 4 spitale, po forcohen edhe kapacitetet e spitaleve rajonale me qëllim përballimin e rritjes së mundshme të numrit të të shtruarve gjatë vjeshtës e dimrit.
Tv Klan