Përurohet rruga Milot-Lezhë – (30 Shtator 2000)


Përurohet rruga Milot-Lezhë – (30 Shtator 2000)

12:16 30/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ka përfunduar ndërtimi i rrugës, Milot-Lezhë, pjesë e rrugës së veriut, segment i cili është inauguruar sot. Rruga prej 11 kilometrash është financuar nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare me shumën 800 milion lekë. Ky seksion do të lidhet me seksionin e ri rrugor Fushë Krujë – Mamurras me anë të urave të lumit Mat dhe Drin, ndërtimi i të cilave është përfshirë në kontratën pasardhëse të nënshkruar me të njëjtën kompani, atë italiane Falcone.

Kjo rrugë, do të vazhdojë më pas deri në Shkodër. Vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i seksionit rrugor Lezhë-Shkodër, për të cilën Ministria e Transporteve po përgatit dokumentacionin për sigurimin e plotë të financimit. Po sot ka përfunduar edhe riveshja dhe sistemimi, asfaltimi i seksionit rrugor Kodra e Rrashbullit-Ura e Dajlanit, punime që përfunduan për rreth 1 muaj./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme