Ethet e ditës së fundit të fushatës zgjedhore lokale (29 Shtator 2000)
Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore. Deri në mbrëmjen e sotme kandidatët nga forcat politike kanë të drejtë të bëjnë miting dhe propagandë elektorale. Ndërsa e shtuna do të jetë ditë reflektimi për votuesit. Në këtë ditë të fundit, dy forcat e mëdha politike, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë njoftuar për mitingje në sheshin “Skënderbej”.
Socialistët mblidhen në orën 12:00, ndërsa demokratët e kanë lënë mitingun e tyre në orën 18:00. Krahas përgatitjeve nga forcat politike vihet re dhe mobilizimi i forcave të rendit. Ruajtja e institucioneve qëndrore është përforcuar edhe me trupa komando. Ndërkohë KQZ ruhet nga Garda e Republikës dhe që nga fillimi i javës është ndaluar lëvizja nga Televizioni Shtetëror për në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”./tvklan.al