Ministria e Rendit drejtuar qytetarëve: Distancohuni nga veprimtaritë destabilizuese (2 Tetor 2000)


Ministria e Rendit drejtuar qytetarëve: Distancohuni nga veprimtaritë destabilizuese (2 Tetor 2000)

12:06 02/10/2000

Ministria e Rendit Publik ka sinjalizime se drejtues të Partisë Demokratike të nivelit qendror dhe atij lokal, u kanë bërë thirrje militantëve dhe simpatizantëve për të kontestuar zgjedhjet e 1 tetorit duke dalë në rrugë dhe sheshe. Thirrje të tilla janë bërë në Tiranë, Shkodër, Laç dhe Mamurras. Ministria e Rendit tërheq vëmendjen e drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike për nxitjen e qytetarëve në veprime që bien ndesh me dispozitat ligjore.

“Minisitria e Rendit Publik në zbatim të detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore është e përgatitur dhe e vendosur maksimalisht për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike të shtetasve. Garantimin e paprekshmërisë së institucioneve shtetërore si dhe sigurimin e normaliteteve.”

Thirrjet për të kontestuar rezultatin ende pa u shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qendror nuk kanë asgjë të përbashkët me daljet masive për sheshet dhe rrugë. Ministria e Rendit ju drejtohet shtetasve të distancohen nga veprimtaritë që sjellin destabilizim./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme