Si ra në grackë gjykatësja


Si ra në grackë gjykatësja

13:50 10/09/2020

Përgjimi i SPAK, avokati në telefon: Çdo gjë u kry!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme për skemën korruptive, për të cilën janë vënë nën arrest Mimoza Margjeka, gjyqtare e komanduar në Gjykatën e Korçës, bashkëshorti i saj Arben Cara, Skënder Demiraj me profesion avokat dhe 2 person të tjerë.

Hetimi ka nisur pas përgjimit të telefonatave mes vëllait të paraburgosur Netjol Balit dhe nënës së tij Afërdita. I vëllai ka hyrë në skenën e korrupsionit më qëllimin lirimin nga burgu i të vëllait.

Gjyqtarja e Apelit kërkonin një shumë prej 6 mijë euro. Afërdita telefonon djalin e saj e cila e pyet nëse mund të siguronin paratë.

Sipas SPAK, në skenën e korrupsionit hyn në lojë edhe avokati Skënder Demiraj dhe një biznesmen. Nga përgjimet ky i fundit nuk kishte njohje me gjyqtarët, por djali i tij Klodian Zhilla kishte miqësi.

Djali i biznesmenit kishte bërë të mundur një takim mes gjyqtares, avokatit dhe sekserit në lokalin e tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore për Orion Bali në 500 000 lekë.

Gjykata e Korçës vendosin të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”. Në këtë moment, Skënder Demiraj e merr në telefon vëllain e Oriol Balit dhe i thotë se “gjithçka u krye”

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Margjeka dhe njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Durrës, si dhe Nejton Balin e Klodjan Zhillën, ndërsa për gjyqtaren dhe avokatin, gjykata ka dhënë masën arrest shtëpie.

Klan Plus






Të ngjashme