Zgjedhje të qeta në Tiranë, intervista me qytetarët për votimet – (1 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Vetëm pak çaste përpara mbylljes së qendrave të votimit, pothuaj se të gjithë qytetarët e Tiranës, kanë votuar. Rrugët janë të qeta, njerëzit kanë dalë për të pirë kafenë e zakonshme të pasdites.
Gazetarja:- Keni votuar sot? Çfarë mendimi keni për ditën e sotme, ishte ajo njëlloj si ditët e tjera?
Qytetari:- “Po kemi votuar, votuam të gjithë familjarisht. Dita ka qenë shumë e qetë dhe e rregullt, nuk ka pasur asnjë problem”.
Qytetarja:- “Po kemi votuar, shumë qetë ka qenë, gjithçka po shkon normalisht”./tvklan.al