Radhë në qendrat e votimit në Tiranë – (1 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Gazetari:- Ora është 18. Kjo është qendra 131-132 këtu në rrugën “Pjetër Bogdani”, në Tiranë dhe siç e shikoni zgjedhësit akoma presin për të votuar. Edhe pse ora shënon 18:30, zgjedhësit e votimit 136, këtu në Tiranën e Re, presin akoma për të votuar.
Ndërkohë që njerëzit presin në radhë për të shprehur vullnetin e tyre me anë të votës së lirë, kryetarja e komisionit për qendrën 132 thotë:
“Ne do të vazhdojmë votimin, përderisa jashtë derës ka njerëz. Do ta përfundojmë votimin kur të kenë përfunduar njerëzit së votuari”.
Ndërsa nënkryetari për qendrën e votimit 136, shprehet:
“Ne në bazë të ligjit jemi të detyruar të vazhdojmë, derisa të jetë edhe votuesi më i fundit”./tvklan.al