Rama: Dy bisedat e mia telefonike me Kryeministrin Mitsotakis


Rama: Dy bisedat e mia telefonike me Kryeministrin Mitsotakis

21:35 10/09/2020

Kryeministri Edi Rama thotë se me Greqinë nuk ka asnjë marrëveshje për detin.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri Rama është pyetur nëse ka biseduar për këtë çështje me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Sipas tij, me Mitsotakis ka zhvilluar dy biseda telefonike dhe në asnjë moment nuk ka biseduar për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

“Unë me Mitsotakis kam folur dy herë. Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë çfarë duhet të bëj unë për tërmetin. Herën e dytë kemi folur kur unë jam konsultuar me të për çështjen e përballjes me covidin. Këto janë 2 bisedat e mia me Kryeministrin grek dhe e kam takuar në ndonjë rrethanë në këmbë. Takimet  e vetme që kemi pasur ka qenë njëri në OKB dhe një takim tjetër që e kemi pasur në Athinë ku nuk kemi folur asnjë sekondë për këtë çështje dhe kemi diskutuar dhe ai ka qenë shumë konstruktiv dhe shumë i besueshëm për mua për të çuar përpara një proces të nisur ng qeveria e mëparshme për të sheshuar çështjet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al






Të ngjashme