Parashikimi i motit 11 Shtator


Parashikimi i motit 11 Shtator

08:00 11/09/2020

Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin mbizotërime te kthjellimeve në pjesën e parë të ditës në pothuajse gjithë vendin. Por në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen duke bërë që në zonat malore të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veri-Perëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme