Dollari pëson rënie kundrejt euros (3 Tetor 2000)
Rënia e lehtë e dollarit kundrejt lekut ishte karakteristika e javës që shkoi në kursin e valutës. Sot 1 dollar ishte i barabartë me 146.8 lekë. 1 markë gjermane blihej me 55.7 dhe shitej me 66.1 lekë. Ndërsa 1 dhrahmi greke blihej me 0.375 lekë dhe shitej me 0.388 lekë.
Në bursën ndërkombëtare të valutës në krahasim me një javë më parë kur 1 euro ishte e barabartë me 0.877 dollarë, sot 1 euro ishte e barabartë me 0.884 dollarë. Pra në përgjithësi vihet re një kryesim i lehtë i pozitës së monedhës europiane kundrejt dollarit./tvklan.al