Taksisti ngacmon seksualisht 12-vjeçaren në Lushnje
Denoncimi u bë nga e motra e të miturës
Pre e ngacmimeve seksuale ka rënë edhe një 12-vjeçare në Lushnje. Artan Bufazi, një taksist 51-vjeç është arrestuar nga policia pas denoncimit të bërë nga motra e së miturës pasi ajo ka treguar ngjarjen në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, pasi taksisti e ka marrë vajzën nga fshati Gradisht i Lushnjes, për ta çuar në Fier dhe e ka ngacmuar jo vetëm me fjale, por edhe fizikisht.
Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Tv Klan