Gjyqtarja në pranga: E prisja arrestimin, është politik


Gjyqtarja në pranga: E prisja arrestimin, është politik

15:10 12/09/2020

Mimoza Margjeka pretendon se u arrestua se anuloi zgjedhjet në Durrës

Në hyrje të Gjykatës së Posaçme, Mimoza Margjeka, gjyqtarja e Apelit të Korçës akuzoi policinë për parregullsi në shoqërimin e saj.

“Ju nuk dini ku të më çoni, më çuat në bodrumin e Gjykatës së Shkallës së Parë”.

Gjyqtarja është shoqëruar 3 orë me vonesë, sepse siç tha ajo, urdhri i shoqërimit në gjykatë nuk i kishte shkuar në formën e duhur ligjore.

“Ç’a shteti jeni ju more… se kështu është shteti pa asnjë shkresë”.

Para se të futej në gjykatë, Margjeka tha se arrestimi i saj ishte politik për shkak të vendimit që dha për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

“E prisja prej një viti arrestimin. Jam e kënaqur që e bënë”.

Në gjyq doli bashkëshorti i saj, Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, si dhe Klaudjo Zhilla dhe Nejton Bali. Prokuroria tha se ata u përfshinë në një skemë korrupsioni për lirimin nga burgu të Oltion Balit. Avokati Demiraj i mohoi akuzat. Gjyqtarja Margjeka u shpreh se prokuroria nuk ka asnjë provë për implikimin saj. Në fund gjykata la të pa ndryshuar masat e sigurisë, duke lënë arrest shtëpie gjyqtaren Margjekaj dhe avokatin Demiraj, ndërsa tre të tjerët do të vazhdojnë të hetohen me masën e arrestit në burg.

Tv Klan






Të ngjashme