“Mimoza Llastica” ndihmon shqiptarët në kohë koronavirusi


“Mimoza Llastica” ndihmon shqiptarët në kohë koronavirusi

22:32 12/09/2020

Aktorja e njohur shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler, e cila mbahet mend nga të gjithë për rolin “Mimiza Llastica”, ka bërë një gjest humanitar të madh. Duke parë situatën e rëndë që koronavirusi ka shkaktuar në Shqipëri, ajo ka dhuruar përmes ambasadës shqiptare në Bern disa aspiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi”, që do i vijnë në ndihmë pacientëve të infektuar me Covid-19.

Ambasada e Shqipërisë në Bern e ka falenderuar aktoren që edhe pse është larguar nga Shqipëria në vitet ’90-të, ajo nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj dhe ende vijon të kontribuojë për të.

“E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19.

Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”, ka shkruar në “Facebook” Ambasada e Shqipërisë në Bern. /tvklan.al






Të ngjashme