Breshëri plumbash në nenstacionin e Shkozetit, banorët mbeten në errësirë (6 Tetor 2000)
Një breshëri automatiku në një shtyllë të një tensioni të lartë të nënstacionit të Shkozetit, ka këputur linjën e furnizimit me energji duke lënë plotësisht në errësirë banorët e Shijakut, Mamurrasit, Sukthit Ishmit dhe Katundit të Ri. Linja 35 kilovotëshe Shkozet-Shijak është ndërprerë pas një të shtëne me breshëri në mesnatë.
Brigada e riparimit të filialit të KESH-it ka filluar menjëherë punën për lidhjen e re të linjës. Autorët e shkatërrimit nuk janë identifikuar ende, por sipas ekspertizës në vendngjarje breshëritë kanë qenë insistuese deri në prishjen e plotë të linjës, çka tregon për një akt të qëllimshëm./tvklan.al