Dashamir Shehi: Thashetheme, nuk do të jem nënkryetar i Bashkisë së Tiranës (6 Tetor 2000)


Dashamir Shehi: Thashetheme, nuk do të jem nënkryetar i Bashkisë së Tiranës (6 Tetor 2000)

11:37 06/10/2000

Dashamir Shehi, kandidat i së Djathtës së Bashkuar për kryebashkiak i kyeqytetit të Tiranës, i treti pas Edi Ramës dhe Besnik Mustafaj, ka mohuar zërat se ai do të jetë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Unë do t’a falenderoja zotin Rama nëse do të më bënte një propozim të tillë. Nuk e ka bërë, por nëse do t’a bënte unë nuk kam ndër mend të bëhem nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, jo për rëndësinë që ka sepse është mjaft i rëndësishëm, por për faktin e thjesht sepse unë jam njeri i opozitës dhe e vetmja detyrë që kam de kam patur gjithmonë është të luftoj deri në fund për rindërtimin dhe ribashkimin e opozitës. Ky është misioni im politik nga sot e tutje dhe ky ka qenë dhe më përpara. Unë mendoj se këto janë të gjitha thashetheme që i ndërtojnë persona të cilët duan vazhdimisht të shkatërrojnë opozitën shqiptare, ato që e kanë shkatërruar gjatë këtyre viteve. Grupi servil i klaneve të Berishës. Ndoshta mund të ketë dhe elementë të tjerë që mendojnë të dëmtojnë imazhin./tvklan.al






Të ngjashme