Furtunë shkarkimesh në policinë e Tropojës – (7 Tetor 2000)


Furtunë shkarkimesh në policinë e Tropojës – (7 Tetor 2000)

15:10 07/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Tërmet i fuqishëm ndryshimesh në komisariatin e policisë së Tropojës. Plot 41 punonjës policie, janë shkarkuar sot nga detyra, midis të cilëve edhe 8 oficerë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarisht burimet e drejtorisë së policisë së prefekturës së Kukësit, që përfshin edhe policinë e Bajram Currit.

Motivacioni zyrtar i numrit më të madh të shkarkimeve të kryera ndonjëherë, njëkohësisht në një komisariat policie është formuluar. “paaftësi në punë, inaktivitet dhe korrupsion”. Këto masa drastike janë marrë vetëm 48 orë pas një incidenti të krijuar nga një grup njerëzish të armatosur, të cilët detyruan dy grupe të forcave speciale të ardhura nga Laçi, për ruajtjen e qetësisë në zgjedhje, të largoheshin nga Tropoja.

Në këtë rreth menjëherë shkuan 200 trupa speciale nga Tirana të cilët, kanë marrë situatën nën kontroll. Dje ata arrestuan një nënoficer të policisë ushtarake dhe 6 persona të tjerë si pjesëmarrës në incidentin e armatosur kundër policisë. Sipas burimeve të Ministrisë së Rendit trupat nga Tirana, do të qëndrojnë në rrethin problematik derisa të rikthejnë qetësinë./tvklan.al

Gazetare – Sonila Meço






Të ngjashme