Ndotja e ambientit dhe sa vdekje shkaktohen në botë prej saj (6 Tetor 2000)


Ndotja e ambientit dhe sa vdekje shkaktohen në botë prej saj (6 Tetor 2000)

15:36 06/10/2000

Sipas të dhënave të Komitetit të Mjedisit niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë mbetet i lartë. Në pjesën perëndimore të qytetit, ndotjen e shkakton dhe djegia e përditshme e plehrave. Sipas studimeve më të fundit, 3% e vdekjeve në SHBA ndodhin nga ajri i ndotur. Vrasësi i vërtetë janë grimcat e imëta të pluhurave të shpërndara në atmosferë.

Sot këto vdekje i faturohen epidemive të stinës, gripit apo pneumonive. Alarmin fillimisht e dhanë studiuesit e Organizatës Botërore të Shëndetit të Pneumologjisë. Franca, Austria dhe Zvicra kuptuan se në këto tre shtete vdesin çdo vit 40 mijë vetë nga pluhuri me grimca shumë të vogla sa 1/10 e milimetrit. Duke qenë shumë të vogla, grimcat pushtojnë mushkërinë dhe shkaktojnë sëmundje serioze si astma dhe bronshiti.

Alarmi pas botimit të këtyre shifrave bëhet dhe më i madh në qendrat urbane të ndotura të Shqipërisë. Përveç 40 mijë të vdekurve në vit, në vendet e pastra të kontinentit si Zvicra, Franca dhe Austria, numërohen dhe 1 milion kriza astme, 47 milion bronshite kronike dhe 540 mijë bronshite akute. Ndërsa tek ne bashkë me grimcat e prodhuara shtohet dhe pluhuri i rrugëve dhe papastërtitë e tjera./tvklan.al






Të ngjashme