Limpreht deklaratë: Shqipëria tregoi që di të bëje zgjedhje të lira dhe të ndershme (6 Tetor 2000)
Ambasada e SHBA-së në Tiranë i ka bërë thirrje të gjitha partive politike shqiptare të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme lokale të 1 tetorit. Nëpërmjet një deklarate Ambasadori Limpreht përgëzon popullin për ushtrimin e së drejtës së tij për të votuar dhe për respektimin e standarteve ndërkombëtare në zgjedhjet paqësore.
Ambasada është shprehur plotësisht dakort për deklaratën e bërë të hënën të OHDIR dhe KE mbi zgjedhjet e së dielës. Sipas deklaratës vëzhguesit amerikanë dhe zyrtarët e përfaqësive diplomatike u vendosën në zonat e votimeve në të gjithë vendin dhe nuk vëzhguan incidente serioze, dhune apo mashtrimi.
Limpreht falenderoi mbrëmë në emër të Ambasadës Amerikane qeverinë shqiptare dhe komisionet lokale për bashkëpunimin e tyre të plotë me vëzhguesit e zgjedhjeve. Ai gjithashtu duartroket forcat e policisë për aftësitë e tyre profesionale.
Është pikëpamja jonë që rezultatet paraprake flasin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, thekson Limpreht. Në të njëjtën kohë, Shqipëria duhet të bëjë punë dhe në disa prej mangësive proceduriale të identifikuara nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe ata vendas, por ne njohim edhe faktin që ky proces nuk ka qenë i lehtë, thuhet në deklaratën e Limpreht./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame