Materniteti i Tepelenës i shkatërruar – (8 Tetor 2000)


Materniteti i Tepelenës i shkatërruar – (8 Tetor 2000)

10:30 08/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Institucioni ku vjen në jetë e ardhmja nuk flet aspak me një pamje të tillë. Gjendja e maternitetit të Tepelenës sa vjen dhe rëndohet. Objekti i ndërtur 20 vite më parë, vuan amortizimin e përditshëm pasi ka kohë që nuk është vënë dorë për mirëmbajtje dhe riparimin e tij. Suva të rëna, lagështi, dritare të kalbura, janë pasqyra e këtij spitali.

Nga drejtoria e Shëndetit Publik, janë bërë gati projektet e ndërhyrjes, si dhe preventivi, por nuk janë çelur fondet nga dikasteri përkatës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme