PD: Familjet e braktisura në Kombinat
Jetmir Llaçi: Do hidhem nga pallati që të vijnë ta rregullojnë
Partia Demokratike i ka dhënë zë shqetësimit të tre vëllezërve Llaçi në lagjen e Kombinatit në Tiranë, të cilët edhe gati 10 muaj nga tërmeti i vitit të shkuar vijojnë të jetojnë në me qira.
Ata shprehen shtëpia ku jetonin më parë tre familje, u dëmtua rëndë duke u shpallur e pabanueshme, ndërsa tani janë detyruar të jetojnë në një apartament me qira.
“Jam Gesian Llaci. Ja ajo është shtëpia ime atje. Janë 3 vëllezër brenda. Marrim një qira, një bonus. Me një bonus unë shti vetë lekët që të paguajmë qiranë. Tre kurora me një shtëpi dhe marrim një bonus, a kupton”?
Ata shprehen se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tyre, ndërsa bëjnë të ditur se janë detyruar të kthehen në shtëpitë e dëmtuara duke rrezikuar jetën.
“Në qoftë se duan ata që ne të vdesim këtu, hajde se po hipim që sot lartë. Po hidhem unë i pari dhe të vijnë, të vijnë t’i rregullojnë. Se kështu e kanë, në qoftë se nuk vdes njëri nuk vjen..nuk vjen njeri”.
Demokratët akuzojnë qeverinë se nuk ka mbajtur premtimin për rindërtimin e shtëpive, ndërsa bën propagandë me procesin e rindërtimit.
Tv Klan