Fatos Nano: Sali Berisha nuk mund të shkatërrojë më vendin (9 Tetor 2000)


Fatos Nano: Sali Berisha nuk mund të shkatërrojë më vendin (9 Tetor 2000)

15:17 09/10/2000

Kryesocialisti Nano iu është rikthyer mitingjeve dhe turit elektoral në jug të Shqipërisë me takimet në bashkitë e Orikumit, Selenicës dhe Himarës. Qyteti i Himarës mbetet zona më e nxehtë për socialistët. Në Himarë kandidati socialist Viktor Mato, konkurron me kandidatin e Partisë për të Drejtat e Njeriut. Nano ka deklarur në Himarë se himarjotët nuk duhet të bien pre e blersvë të votave.

Nano ka sulmuar jo vetëm kundërshtarin e tij politik Berisha, por dhe aleatët më të vegjël në koalicionin qeveritar.

“Me këtë sy kritik ne shohim dhe aleatët tanë siç kemi parë ballas Sali Berishën të cilin përfundimisht e lamë prapa dhe jemi të sigurt që nuk do të kthehet më për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe jetën e institucioneve. Ne nuk do të lejojmë që Saliu i madh të copëtohet dhe të fshihet midis njerzëve, pra Salinë e vogël.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme