171 qytetarë të shtruar me covid në spitale
18 pacientë në terapi intensive, 8 të intubuar
Situata në dy spitale covid vijon të jetë e vështirë, por e qëndrueshme. Sipas burimeve zyrtare sot në dy spitalet covid po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet covid atë në shërbimin infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Tv Klan