Përdonin dinamit për hapjen e rrugës, firma maqedonase shkatërron shtëpitë (10 Tetor 2000)
Kjo është shtëpia e Bedri Ganiut në fshatin Kapshticë. Nga shpërthimi i dinamitit për ndërtimin e autostradës Bilisht-Kapshticë, ajo është katandisur kështu. Tani shtëpia e tij është e pabanueshme dhe mund të shembet nga momenti në moment.
Firma maqedonase “Granit” autore e shkatërrimit të shtëpisë, ka premtuar se do t’a ndërtojë atë të re. Mirëpo dëmtimi është aq i madh sa as firma dhe as askusht tjetër nuk e di se kur mund të shemben muret dhe se a mund të zërë brenda pjesëtarët e familjes Ganiu./tvklan.al
Gazetare: Sonila Meço