Kurum Internacional kërcënon të largohet nga Elbasani – (11 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kurum kërcënon të largohet nga Elbasani. 2500 punëtor të Metalurgjikut dhe pikërisht të uzinës së çeliqeve që administrohet nga firma turke Kurum Internacional, kanë 6 ditë që nuk punojnë. Shkaku mungesa e energjisë elektrike, si pasojë e kësaj pa punë mbetën edhe uzina e Oksigjenit.
Drejtori turk i uzinës Bulent Sarigul, thotë për TV Klan, se mungesa e energjisë elektrike i shtyn ata të kërcënojnë për largim, duke lënë në mes investimet e tyre dhe hedhjen në rrugë të punëtorëve, por nga ana tjetër, drejtuesit e KESH-it në Elbasan, thonë se që në fillim kontrata e marrëveshjes ishte, një ditë drita dhe një ditë jo, kjo nga mundësitë aktuale të furnizimit me energji elektrike.
Sipas drejtuesve të uzinës, heshtja atje do të vazhdojë, derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme për ta dhe për punëtorët./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj