Elbasani më në fund me viza të bardha (12 Tetor 2000)


Elbasani më në fund me viza të bardha (12 Tetor 2000)

14:16 12/10/2000

Bashkia Elbasan ka dhënë 5 milion lekë për vijëzimet e rrugëve të qytetit. Në këtë mënyrë po bëhet e mundur të caktohen vendet ku do të kalojnë këmbësorët. Kjo është faza e parë sepse në një fazë të mëvonshme, vijat e bardha do të lyhen me një bojë fosforeshente. Njëkohësisht Policia e Qarkullimit Rrugor dhe ajo e trafikut, kanë nisur punën për disiplinimin e këmbësorëve.

Në Elbasan ka vite që mungojnë vizat e bardha dhe qytetarët nuk janë të mësuar me rregullin./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme