174 të shtruar në spitalet covid
16 në terapi intensive, 6 të intubuar
Situata në dy spitalet covid prej disa ditësh vijon të jetë e qëndrueshme. Sipas burimeve zyrtare sot në dy spitalet covid po trajtohen 174 pacientë, prej të cilëve 16 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Në dy spitalet covid atë në shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Po ashtu nën kujdes mjekësor janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativ me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.
Tv Klan