KQZ nis shpërndarjen e bazës materiale për balotazhet – (11 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur bazën materiale për raundin e dytë të votimeve, drejt komunave dhe bashkive në balotazh, me gjithë hezitimin e demokratëve. Madje kandidatë demokratë kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga ky raund. KQZ ka urdhëruar gjithashtu komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore, të afishojnë menjëherë listat e votuesve, ndërsa komisionet e qendrave të votimit, të rifillojnë punën. Janë shpërndarë kutitë e votimit e dhomat e fshehta, ndërsa fletët e reja të votimit priten nga Sllovenia./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame