173 të shtruar në spitalet covid
15 në terapi intensive, 6 të intubuar
Vijon të mbetet e qëndrueshme situata në dy spitalet covid në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, këtë të enjte në spital po trajtohen 173 pacientë, prej të cilëve 15 janë në terapi intensive, ndërsa 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Në dy spitalet covid, ate në shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Tv Klan