Bien shitjet me jashtë, tkurret konsumi
INSTAT: Eksportet dhe importet më të ulta edhe se Korriku
Muaji Gusht reflektoi një ecuri të dobët të aktivitetit ekonomik të biznesve prodhuese, por edhe në kahun e konsumit të qytetarëve.
Eksportet dhe importet kanë rezultuar me rënie krahasuar me një vit më parë, por edhe me Korrikun, i cili dha sinjale pozitive në rritjen e konsumit dhe shitjeve me jashtë.
Gjatë muajit që lamë pas vendi ynë eksportoi 190 milionë Dollarë mallra, nga 240 milionë Dollarë eksporte në Korrik, ndërsa importet u tkurrën me 15.3% krahasuar me një muaj më parë dhe me 7% me bazë vjetore.
Të gjithë sektorët prodhues në Shqipëri kanë shënuar rënie, me përjashtim të produkteve bujqësore, ndërsa Gushti ka rigjallëruar edhe shitjet në industrinë fason.
Goditja më e madhe i është dhënë sektorit të prodhimit të makinerive e pjesëve të këmbimit si dhe mineraleve dhe lëndeve djegëse.
Gjatë periudhës së pandemisë vendi ynë ka rritur blerjet nga Serbia, Rusia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa me Kosovën shkëmbimet tregtare janë tkurrur me 25%.
Tv Klan