Nis raundi i dytë i zgjedhjeve lokale – (15 Tetor 2000)


Nis raundi i dytë i zgjedhjeve lokale – (15 Tetor 2000)

15:51 15/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ndërsa komisioni i qeverisjes vendore për Tiranën, në orën 13:30, qëndronte i mbyllur, në shumë qendra votimi të Tiranës, zhvillohej qetësisht procesi i votimit për raundin e dytë. Karakteristika kryesore në komisionet e votimit, ishte mospjesëmarrja në to e kandidatëve të PD.

Në qendrat e votimit 260/261, 262 dhe 265, kishin votuar rreth 30% e votuesve. I vetmi rast, kur kandidati i PD është paraqitur pranë komisioneve të votimit ishte ai i zonës, nr.9, ku kandidati i PD, Fatmir Çali është paraqitur pranë komisionit të qendrës së votimit 269 dhe ka filluar punën./tvklan.al






Të ngjashme