Ministria e Rendit konferencë për incidentet në zgjedhjet e balotazhit – (15 Tetor 2000)


Ministria e Rendit konferencë për incidentet në zgjedhjet e balotazhit – (15 Tetor 2000)

11:01 15/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot rreth orës 11 e 40 minuta, në një prej qendrave të votimit, në Dhërmi është shënuar incidenti i parë, duke ndërprerë dhe votimin. Një grua ka hyrë në qendrën e votimit, duke iu bërë thirrje personave jashtë saj për të rrëmbyer kutinë, por menjëherë ka ndërhyrë policia.

Florian Seriani, Zëdhënësi i Ministrisë së Rendit:- “Gruaja në fjalë, ka thyer kutinë e votimit dhe një xham të derës kryesore, të qendrës. Policët e shërbimit, kanë izoluar këtë shtetase dhe ndërkohë në qendër janë ndërprerë votimet”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Rendit, për procesin e sotëm, ky nuk është rasti i vetëm.

Florian Seriani, Zëdhënësi i Ministrisë së Rendit:- “Në orën 9 e 10, përpara godinës së qendrave të votimit 33, 33/1, 34 dhe 35, në qytetin e Tiranës, janë hedhur dy kapsolla. Komisariati i policisë nr.2, ka verifikuar autorët e hedhjes së kapsollave, të cilët janë: Dritan Pëllumbi 30 vjeç, Loretan Sina 22 vjeç. Në komunën e Selitës, në fshtin Gjerbës të rrethit të Mallakastrës, kandidati i pavarur Hekuran Resuli, i cili është në balotazh me kandidatin socialist, ka goditur me grusht kutinë e votimit duke e thyer atë”.

Në përgjithësi, deri në orët e mesditës, të dhënat e policisë në prefektura, flasin për një proces të qetë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme