“Shiu vrasës” përmbyt Italinë (16 Tetor 2000)


“Shiu vrasës” përmbyt Italinë (16 Tetor 2000)

13:05 16/10/2000

48 orë reshje kanë mbytur zonat e Piemontes dhe Valdaostës në Itali. Burimet zyrtare bëjnë fjalë për 10 të vdekur gjatë përmbytjeve e disa të zhdukurve ndërkohë që në zona të tëra është ndërprerë linja telefonike dhe elektrike. Shira të rrëmbyshëm kanë nxjerrë jashtë shtratit lumenjtë Po dhe Tonara.

Situata më e rëndë është në Valdosola. Metereologët parashikojnë një përmirësim të kohës dhe një ndalje të reshjeve të rrëmbyera të cilat kanë shkaktuar këtë situatë të ngarkuar. Qeveria italiane po merr masat për kontrollimin e situatës që ka ditë që ka dalë jashtë kontrollit. Veriu i Italisë megjithatë ndihet sërish i kërcënuar nga “shiu vrasës”./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme