PD: Në javën e parë të shkollës, 50 mësues të infektuar
“Mungojnë termometrat dhe dezinfektantët”
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se nuk po teston mësuesit dhe edukatorët për Covid duke rrezikuar infektimin e personave të tjerë. Sipas selisë blu, në javën e parë të shkollës rezultojnë 50 mësues me covid.
“Java e parë e vitit të ri shkollor dëshmoi që qeveria ishte e papërgatitur për pritjen e nxënësve dhe të mësuesve në kushte pandemie. Qeveria nuk shtoi asnjë qindarkë për të rritur sigurinë e nxënësve dhe të mësuesve. Vetëm nga të dhënat tona, në të gjithë vendin kanë rezultuar të infektuar që javën e parë më shumë se 50 mësues, edukatorë dhe sanitarë. Për mësuesit dhe edukatorët duhet pa vonesë testim masiv”, tha Vokshi.
Sipas ish-deputetes së Partisë Demokratike, në dy gjimnaze në Tiranë rezultojnë 8 mësues të infektuar me Covid-19. Ndryshe nga Kosova, deklaron PD, në Shqipëri nuk është certifikuar asnjë shkollë për sigurinë ndaj koronavirusit. Vokshi thotë se duhen Termometra, dezinfektantët dhe maska falas në shkolla.
Tv Klan