Sinjali i TV Klan në Ersekë – (18 Tetor 2000)


Sinjali i TV Klan në Ersekë – (18 Tetor 2000)

15:40 18/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Erseka ndodhet në një gropë 1000 mijë metra mbi nivelin e detit. I vetmi sinjal televiziv që vjen këtu është ai i televizionit shtetëror. Për 30 mijë banorët e Kolonjës, përfshi 73 fshatrat është edhe një televizion lokal me emrin Era. Kjo antenë e sajuar me kapakë tenxhere në Rehovë, bën të mundur të shihet edhe TV Klan.

Megjithëse figura nuk duket mirë, këtu vijnë në këmbë ose me makinë për të ndjekur ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Kampionatin Italian, të blera nga TV Klan. Të rinjtë kërkojnë të ndjekin spektakle dhe filmat e transmetuara nga Klan, ndërsa më të moshuarit janë më të prirur për lajmet./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme