Projekti i pasaportave të reja për udhëtimet jashtë shtetit – (18 Tetor 2000)


Projekti i pasaportave të reja për udhëtimet jashtë shtetit – (18 Tetor 2000)

16:00 18/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2001, shtetasit shqiptarë do të pajisen me pasaporta të reja për udhëtimet jashtë shtetit. Një projekt i Kabinetit Meta, i diskutuar në komisionin parlamentar të ligjeve, parashikon zëvendësimin e pasaportës ekzistuese me tipin e ri të pasaportës me më tepër elementë sigurie.

Megjithatë pasaporta ekzistuese, do të jetë në qarkullim deri në shpërndarjen e 322 mijë pasaportave të vjetra. Për shtetasit deri në 16 vjeç, lejet e kalimit, do të zëvendësohen me pasaportat me afat përdorimi 5 vjet. Ndërsa për shtetasit mbi 16 vjeç, pasaporta për jashtë shtetit, do të jetë e vlefshme deri në një periudhë dhjetë vjeçare. Pritet që çmimi i pasaportës së re të jetë më i lartë se ai i asaj ekzistuese./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme