Vjedhja e marketit, OPGJ bën ironi me punonjësen: T’i jap unë lekët nga xhepi?
Ersida Avdo ka firmosur një kontratë, ku përcaktohet qartë pozicioni i punës si kasiere, por gojarisht i janë kërkuar edhe përgjegjësi të tjera. Këtë e konfirmon edhe një punonjës i supermarketit.
Avdo ka denoncuar rastin e saj dhe shprehet se i është bërë një padrejtësi në punë. Ajo për të konfirmuar këtë bën dhe një bisedë telefonike para kamerës me një punonjës të supermarketit që i konfirmon se në punë ka qenë dhe për kasën dhe për sistemimin.
Denoncuesja: A na është thënë, që kemi edhe kasën edhe sistemimin?
Punonjësi: Po!
Denoncuesja: Se m’i hodhi poshtë të gjitha, prandaj.
Punonjësi: S’e di mirë, ça lidhje ka?! Po të them, u zura vetë para gjysmë ore.
Denoncuesja: Po pse s’e pranon ai, edhe për kasën edhe sistemimin, të dyja?
Punëtori: Nuk e di, ça të them unë.
Gazetarja e “Stop” komunikoi edhe me OPGJ-në, që është marrë me këtë rast, për t’u interesuar për gjetjen e autorit të vjedhjeve, por nuk përgjigjet për këtë e mjaftohet të thotë, se nuk mund t’i japë paratë nga xhepi.
Denoncuesja: Zoti Renaldo përshëndetje!
OPGJ: Përshëndetje!
Denoncuesja: Unë jam Ersida Avdo! Më datën 27 kam ardhur, kam bërë një denoncim për një vjedhje te supermarket Djambo.
OPGJ: Po!
Denoncuesja: Edhe doja të dija ecurinë, deri ku ka arritur çështja? Ca vendimi ka marrë prokuroria ? Sepse unë jam këtu.
OPGJ: Aha, e kuptoj!
Denoncuesja: Në komisariat më thanë, që nuk ndodheshe këtu për momentin.
OPGJ: Aha, e kuptoj! Janë mbledhur të gjithë provat. Kemi referuar letra në prokurori dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Denoncuesja: Atëherë, për zbardhjen e ngjarjes, është në ndjekje të djalit.
OPGJ: Po! Po ! Po! Është identifikuar djali nga pamjet filmike, nga ato pamjet filmike, që kemi dhe po punohet për ngjarjen. Së bashku me prokurorinë..
Denoncuesja: Po djali, djali deri më sot nuk është gjetur?
OPGJ: Urdhëro?
Denoncuesja: Djali, deri më sot nuk është gjetur?
OPGJ: Po punohet për gjetjen e tij goce! Mirë?
Denoncuesja: Po, sepse ka kaluar shumë kohë edheee…
OPGJ: Po mirë, ne po punojmë tani, ne e dimë si është çështja.
Denoncuesja: Sepse mua më kërkuan lekët…
OPGJ: Po t’i jap nga xhepi unë tani lekët, që ka vjedhur ai?!
Denoncuesja: S’është puna do t’i jap nga xhepi.
OPGJ: Më thuaj, do t’i jap nga xhepi?!
Denoncuesja: Po, sepse pa u mbyllur çështja në prokurori, kompania mua më kërkoi lekët dhe biles ktë ta kam thënë, kur kam ardhur para ca ditësh.
OPGJ: Po mirë, ne nuk japim lekë, o goc! Unë nuk jap lekë nga xhepi…Tani është në prokurori, e ka prokurori për momentin.
Denoncuesja: Kush është prokurori?
OPGJ: Po ç’të intereson, kush prokuror është..?!?/tvklan.al