Kosova kundërshton idenë e bisedimeve me Jugosllavinë – (19 Tetor 2000)


Kosova kundërshton idenë e bisedimeve me Jugosllavinë – (19 Tetor 2000)

10:44 19/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Përfaqësuesit politik kosovarë, kanë kundërshtuar me forcë, idenë e fillimit të bisedimeve me Jugosllavinë për të ardhmen e Kosovës. Administratori i OKB-së për Kosovën Bernard Kushner, ka propozuar fillimin e bisedimeve, me autoritetet e reja të Jugosllavisë lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Zoti Kushner ka thënë, se në këto bisedime, Kosova do të përfaqësohej nga ai dhe një delegacion i gjerë i përfaqësuesve politikë të saj. Por politikanët shqiptarë kanë thënë, që fillimisht të krijohen institucionet e Kosovës, me qëllim të ndarjes, siç thonë ata, në mënyrë paqësore me Serbinë.

Kushner tha, pas një takimi me presidentin kroat Stipe Mesiç, se kosovarët nuk mbështesin më idenë e një Shqipërie të Madhe. “Mendoj se tani, kosovarët e konsiderojnë veten si kosovarë dhe jo si njerëz, të lidhur me idenë e vjetër të një Shqipërie të Madhe”, tha ai./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme