Hiqet taksa e infrastrukturës për bizneset e prekura nga tërmeti


Hiqet taksa e infrastrukturës për bizneset e prekura nga tërmeti

16:38 22/09/2020

Leja për riparimin e strukturave të dëmtuara pa paguar taksë

Qeveria ka vendosur të heqë taksën e ndikimit në infrastrukturë për procesin e rindërtimit edhe për bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Propozimi për reflektimin e këtij ndryshimi në ligjin për taksat vendore e bëri Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si një kërkesë që ka ardhur nga operatorët privatë të cilët kanë patur dëmtime dhe nevoja për riparime të strukturave, ku ata kryejnë aktivitet, por bashkë me lejen e ndërtimit u është dashur të paguajnë edhe taksën e infrastrukturës.

Taksa e infrastrukturës varion nga 4 deri në 8% e vlerës së investimit. Një fund të vitit që shkoi parlamenti e hoqi këtë barrë për rindërtimin e banesave duke përfshirë edhe riparimet e familjeve, por la jashtë kategorinë e bizneseve të dëmtuara.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi në fund të këtij muaji.

Tv Klan






Të ngjashme