Kursi i këmbimit valutor, rritet dollari – (22 Tetor 2000)


Kursi i këmbimit valutor, rritet dollari – (22 Tetor 2000)

19:54 22/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot në bursën e këmbimit të valutave 1 dollar blihej me 149.6 dhe shitej me 150.8 lekë. 1 markë gjermane blihej me 64.8 dhe shitej me 65.7 lekë. Ndërsa 1 frang zvicerane, blihej me 83.5 dhe shitej me 85 lekë. Gjithashtu në bursën ndërkombëtare të valutës, 1 euro ishte e barabartë me 0.841 dollarë. Në krahasim me javën që shkoi, kjo javë ka një luhatje të pa konsiderueshme. Kambistët mendojnë se kjo luhatje e bursës në vendin tonë, ndikohet nga tregu ndërkombëtar i valutës, si dhe nga kërkesë-oferta në tregun tonë./tvklan.al






Të ngjashme