Ende pa Gjykatë Kushtetuese


Ende pa Gjykatë Kushtetuese

23:16 22/09/2020

KED kërkon nga Kuvendi shpalljen e vendeve bosh

Shqipërisë do t’i duhet minimum edhe tre muaj kohë qe të hedhë një hap konkret drejt plotësimit të pjesshëm të një nga 15 kushtet e Brukselit atë për plotësimin me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Sot Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kërkoi nga Kuvendi dhe Presidenca që bëjnë rishpalljen për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim i KED-së përcakton se për dy vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese, procedura duhet të nisë nga e para.

Kësisoj, për këto dy vakanca do të nevojiten rreth 3 muaj të tjerë kohë, që institucioni të dalë me vendimmarrje për plotësimin e dy vendeve bosh. Pas verifikimeve KED u refuzoi  kandidimin dy prej kandidaturave për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa një tjetër kandidat Gentian Mete u tërhoq nga gara.

Konkretisht, vetëm Altin Binajt i është lejuar kandidimi, kurse Artan Spahiut dhe Dedë Kasnecit u është ndaluar kandidimi. Ata kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit. Gjykata Kushtetuese vijon prej 1 viti që të jetë vetëm me 4 anëtare edhe ato të kontesuara. Ky numër nuk plotëson kuorumin për vendimmarrje.

Klan Plus






Të ngjashme