Uji i ndotur në rrugën “Qemal Stafa”, banorët në protestë (21 Tetor 2000)


Uji i ndotur në rrugën “Qemal Stafa”, banorët në protestë (21 Tetor 2000)

10:42 21/10/2000

Uji vjen i ndotur në çezma dhe kjo po i shqetëson banorët e rrugës “Qemal Stafa”. Prej disa muajsh, nga analizat që janë bërë për ujin nga Drejtoria e Shëndetit Publik, ky ujë rezulton i ndotur me fekale. Dy muaj me radhë dhe gjendja vazhdon të jetë e tillë ku tre javët e fundit, nga rubinetat del dhe erë e keqe.

Në themelet e këtij pallati ndodhet një bodrum ku janë çarë tubacionet e ujërave të zeza. Ankesat e banorëve tashmë kanë reshtur sepse zgjidhje nuk ju jep askush. Zgjidhja e tyre për të ruajtur shëndetin mbetet uji i zier dhe ai blerë./tvklan.al






Të ngjashme