Miting në Tropojë, policia identifikon organizatorët (21 Tetor 2000)


Miting në Tropojë, policia identifikon organizatorët (21 Tetor 2000)

10:51 21/10/2000

Është zhvilluar sot në Tropojë një miting proteste për lirimin e personave të ndaluar dy javët e fundit nga forcat e policisë në këtë qytet. Mitingu i cili ishte lajmëruar dhe më parë nga Partia Demokratike ka filluar rreth orës 11:00 të paradites. Sipas Ministrisë së Rendit kanë qenë 150-200 persona mes tyre gra dhe fëmijë.

Partia Demokratike ka deklaruar personat e arrestuar pasi kanë kundështuar me armë forcat speciale në këtë qytet, si të burgosur politik. Mitingu është zhvilluar i qetë. Pas një orë thirrje, turma është shpërndarë, ndërsa policia ka deklaruar se janë identifikuar organizatorët e këtij tubimi të paligjshëm./tvklan.al






Të ngjashme