Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve merr masa per dëmtimin dhe shkatërrimin e pemëve(21 Tetor 2000)


Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve merr masa per dëmtimin dhe shkatërrimin e pemëve(21 Tetor 2000)

11:43 21/10/2000

Dëmtimi i pyjeve ka vënë në lëvizje drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve. Specialistë të Shqipërisë jugore dhe juglindore nga 11 rrethe të vendit, janë mbledhur në Librazhd për të diskutuar dëmtimet në pyje gjatë këtij viti si dhe për të shmangur katastrofat. Prerjet e paligjshme, tokat, këtë vit kanë qenë pa hesap. Vetëm në muajin gusht janë djegur rreth 2100 hektarë pyll ku vetëm 150 hektarë kanë qenë kullota.

Përsa i përket shpenzimeve të zjarreve për shuarjet e tyre janë harxhuar 1.8 milionë lekë të reja. Ndërsa prerja e paligjshme e druve mbetet problem dhe për të cilin kërkohet mbështetja e pushtetit lokal. Në 17 komuna është duke mbaruar kalimi i pyjeve nga shtetëror në komunal ku përfshihen 26 mijë hektarë pyll. Për të ndryshuar gjendjen e krijuar në pyjet tona Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve është duke bërë pajisjen e specialistëve me të gjitha mjetet e nevojshme përkatëse./tvklan.al






Të ngjashme