Mitingjet e PD në Tropojë – (22 Tetor 2000)


Mitingjet e PD në Tropojë – (22 Tetor 2000)

15:34 22/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Mitingjet e degës së Partisë Demokratike në Tropojë, kanë vazhduar edhe sot. Sipas thirrjes së bërë nga PD edhe sot në sheshin kryesor të Bajram Currit, kanë dalë për të protestuar qytetarë, të cilët kanë thirrur, “lironi të burgosurit politik”. Sipas njoftimeve nga drejtoria e policisë së prefekturës, në miting kanë qenë më pak se 100 persona, të cilët janë shpërndarë të qetë dhe situata vazhdon të jetë nën kontroll.

Greva e urisë e paralajmëruar nuk ka filluar as sot. Policia u ka përsëritur qytetarëve thirrjen për të mos dalë në shesh, duke bërë padi për ndjekje penale, ndaj organizatorëve të mitingjeve të paligjshme. Kështu pas padisë së bërë në prokurorinë e Tropojës nga komisariati i qytetit, pritet të fillojë proces gjyqësor për kryetarin e PD së Tropojës Azgan Haklaj, me akuzën, “organizator i tubimeve të paligjshme”./tvklan.al






Të ngjashme