Furgonat nuk lejohen të lëvizin brenda unazës së Tiranës – (23 Tetor 2000)


Furgonat nuk lejohen të lëvizin brenda unazës së Tiranës – (23 Tetor 2000)

09:38 23/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Që prej ditës së sotme brenda unazës së Tiranës, nuk do të qarkullojë asnjë furgon, qoftë edhe me targa të verdha. Sot policia rrugore, ka zbritur në rrugë, duke vënë gjoba për të gjithë automjetet furgonë që kanë qarkulluar kundër këtij rregulli. Furgonat nuk janë lënë të qarkullojnë as në kryqëzimin përball Muzeut Historik, si dhe në stacionet e autobusëve. Pas kësaj,njerëzit janë detyruar të presin në stacion deri edhe 1 orë, si dhe të shtypen në autobusët urban./tvklan.al






Të ngjashme