Genc Pollo: Qytetarët duhet të protestojnë kundër qeverisë (25 Tetor 2000)
Reformatorët e Partisë Demokratike kanë ftuar sot qytetarët të prostestojnë për mungesën e energjisë elektrike, rritjen e çmimit të karburanteve dhe probleme të tjera jetësore. Sipas deputetit Pollo këto përbëjnë motive bindëse për të ftuar shqiptarët në protesta kundër qeverisë.
“Prostestat nuk janë vetëm për fronin e një personi apo 2-3 rreth tij, por janë në radhë të parë për mënyrën se si jetojnë qytetarët e këtij vendi dhe për cilësinë e jetës së tyre. Partia Demokratike duhet të shkojë në këtë drejtim dhe të tilla gjëra nuk përjashtohen, por të ndërmerren në muajin nëntor dhe më tej.”/tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego