Kryeministri Meta shkarkon Mariglen Dalton dhe Roland Ollin (25 Tetor 2000)


Kryeministri Meta shkarkon Mariglen Dalton dhe Roland Ollin (25 Tetor 2000)

15:05 25/10/2000

Kryeministri Meta ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjthshëm të Rrugëve Mariglen Dalto. Shkarkimi është bërë për punë të dobët dhe moszbazim të detyrave të ngarkuara nga qeveria. Ky është shkarkimi i dytë në Drejtorinë e Rrugëve brenda një kohe të shkurtër. Dalti u emërua në këtë post pas heqjes së Skënder Hasës. Kryeministri nuk ka emëruar ende njeriun që do të zëvendësojë Dalton.

Këtë detyrë do t’a kryejë deri në përcaktimin e drejtorit të ri Spartak Gjini. Ndërkohë pritet që të firmoset shkarkimi i drejtorit të Entit Kombëtar të Banesave Roland Olli. Largimi i Ollit nga detyra pret vetëm firmën e ministrit të Punëve Publike Ilir Zela i cili ka rënë dakort në parim me propozimin e bërë nga bordi i Entit Kombëtar të Banesave i motivuar me mosrealizimin e investimeve, shkeljet e kontratave e të tjerë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme